Art&Argëtim

Egzona: Jam shokuar nga deklaratat e Trixës, nuk jam një vajzë që ndaj çifte…

2 Mars 2022, 09:18 Nga DOSJA
Egzona: Jam shokuar nga deklaratat e Trixës, nuk jam një vajzë

TIRANË- Moderatorja Egzona Rafuna ka reaguar për herë të parë pasi këngëtarja Beatrix Ramosaj tha se ajo kishte pëlqim për aktorin Donald Veshaj. E ftuar në ‘Post Big Brother VIP’, Rafuna the deklarata e Beatrix e ka shokuar sepse ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me të brenda shtëpisë së BBV. Ajo mohoi aludimet se ajo ka patur qëllim të ndajë Trixën dhe Donaldin. Ajo përdori dhe shprehjen se nuk ishte një vajzë që ‘ndan çifte’, deklaratë që u duk sikur nënkuptonte Trixën, e cila u lidh me aktorin në një kohë kur aktori kishte një marrëdhënie pezull me moderatoren Bora Zemani. por, as kjo gjë nuk qëndron sipas Rafunës. 

Pjesë nga biseda:

Egzona Rafuna: Trixa ka pasur disa deklarata shokuese për mua. Por më vjen keq që Trixa ka pritur me gjetur tek unë një Trixë të dytë.Unë nuk jam vajzë që bëj diçka, me nda çiftet. Vetëm nëse ka menduar këtë pjesë. Kam parë shumë video që Trixa e ka shprehur disa herë që Egzona më jep shumë energji të mirë, përqafimet e saj më japin energji shumë të mirë. Edhe realisht unë kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me Trixën.Gjitha ato përqafime, gjithë ai afrimitet me Trixën ka qenë real sepse realisht e kam ndjerë.

Arbana Osmani: I referohesh Trixës si vajza që ndan çiftet?

Egzona Rafuna: Jo. Se u diskutua më herët që kur ka ardhur Trixa, është shoqëruar shumë me Semin edhe Donaldin. Dhe në një farë forme është parë si pëlqim mes tyre. Unë pavarësisht se kam ndenjur me Donaldin dhe Trixën nuk kanë qenë qëllimet e mia që as t’i jap Donaldit sinjale nga jashtë dhe as që ta ndaj Trixën nga Donaldi.” tha Egzona.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

(j.c)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj donald veshaj egzona rafuna post big brother vip semi jaupaj beatrix ramosaj donald veshaj egzona rafuna post big brother vip semi jaupaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Mars 2022, 15:44

Meridiani flet për debatin me Romeon

TIRANË- Opinionisti Meridian Ramçaj ka treguar se ka marrë një telefonatë kercënuese nga aktori i humorit Romeo Veshaj, pas debatit që patën në rrje...