Art&Argëtim

Për çfarë bëhet fjalë? Arbana: Bora tentoi t’i jepte diçka fshehurazi Donaldit

2 Mars 2022, 07:54 Nga DOSJA
Për çfarë bëhet fjalë? Arbana: Bora tentoi t’i

TIRANË- Moderatorja Arbana Osmani ka zbuluar se moderatorja Bora Zemani ka dashur ti japë një sinjal fshehurazi aktorit Donald Veshaj. Në “Post Big Brother VIP”, Arbana tha se Bora nuk ka kërkuar asnjëherë ndihmë nga produksioni por ka tentuar ta bëjë këtë gjë fshehurazi, më saktë ka dashur ti dërgojë një byrzylyk.

“Ti në studio kur ke ardhur pas largimit nga shtëpia e “Big Brother VIP” ke thënë se Bora ka dashur t’i fusë gjëra Donaldit dhe nuk i është lejuar dhe kjo është një gjë kundër rregullave. Bora në asnjë moment nuk ka ardhur në produksion dhe të na thotë se do t’i thojë diçka Donaldit. Bora ka dashur t’i fusë gjëra fshehurazi Donaldit, gjë që nuk lejohet në këtë pruduksion. Ka dashur t’i fusë byrzylyqe fshehurazi. Dhe ka pretenduar që produksioni t’i tregojë Donaldit për mbështetjen që ajo po i jep jashtë.”- i tha Arbana Semit.

Nga ana tjetër, këngëtarja Semi Jupaj mohoi që mikja e saj, Bora të ketë tentuar të bëjë diçka fshehurazi duke thënë se nuk ka dijeni për këtë gjë.

“Nuk ka qenë theksi te moslejimi por te fakti që ai ka pritur një sinjal. Bora ka tentuar për t’i treguar Donaldit që kishte rëndësi për të në atë moment, por kjo është kundër rregullave. Unë nuk e di që Bora ka dashur t’i fusë gjëra fshehurazi.”

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Kujtojmë që akuzat ndaj produksionit të ‘Big Brother VIP’ janë hedhur në momentn që këngëtarja Semi Jaupaj doli nga shtëpia e ‘BBV’ dhe aktori Donald Veshaj vendosi të lej pas lidhjen me moderatoren Bora Zemani mikeshën e Semit me pretendimin se ajo nuk i dha asnjë shenjë që ai ta kuptonte që ajo po e priste jashtë. Ai filloj një romancë tjetër aty brenda me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arbana osmani beatrix ramosaj big brother vip bora zemani donald veshaj semi jaupaj arbana osmani beatrix ramosaj big brother vip bora zemani donald veshaj semi jaupaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Mars 2022, 15:44

Meridiani flet për debatin me Romeon

TIRANË- Opinionisti Meridian Ramçaj ka treguar se ka marrë një telefonatë kercënuese nga aktori i humorit Romeo Veshaj, pas debatit që patën në rrje...