Art&Argëtim

FOTOT- Binjakët Veshaj u japin fund konflikteve, ‘pajtohen’ me Lori Hoxhën

1 Mars 2022, 12:26 Nga DOSJA
FOTOT- Binjakët Veshaj u japin fund konflikteve, ‘pajtohen’ me

TIRANË- Aktori Donald Veshaj dhe vëllai i tij Romeo Veshaj janë pajtuar me producenten e “Big Brother VIP” Lori Hoxha. Nga një vëzhgim i Dosja.al, Donaldi, Romeo dhe Lori Hoxha kanë nisur të ndiqen sërish në “Instagram”, duke na bërë të mendojmë se tashmë të gjitha keqkuptimet janë zgjidhur midis tyre.

Përfundimi i “Big Brother VIP Albania” u duk sikur nuk ishte aq i paqshëm për të gjithë banorët e shtëpisë, ku Donald Veshaj së bashku me vëllain e tij Romeon, hoqi nga lista e ndjekësve dy producentet Sara dhe Lori Hoxha, si dhe moderatoren Arbana Osmanin. Pasi hoqën vajzat nga Instagrami, binjakët fshinë edhe videon e emisionit “Më lër të flas” që iu premtua nga Top Channel. Po tani që gjërat u rregulluan mes tyre, ç’do të ndodhë me programin? 

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arbana osmanin big brother vip donald veshaj lori hoxha romeo veshaj sara hoxha arbana osmanin big brother vip donald veshaj lori hoxha romeo veshaj sara hoxha

Sondazh

Poll