Art&Argëtim

Dalja e parë e mbretëreshës së Anglisë Elizabeta II pasi u infektua nga Covid-19

1 Mars 2022, 13:55 Nga DOSJA
Dalja e parë e mbretëreshës së Anglisë Elizabeta II

LONDËR- Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta II ka bërë daljen e parë pak javë pasi u infektua nga Covid-19. ANSA.it shkruan se Mbretëresha gati 96-vjeçare është rishfaqur në mbledhjen virtuale të mbajtur nga Kështjella Windsor, ku ajo vazhdon të kryejë një aktivitet të kufizuar në izolim për momentin. Këto janë angazhimet e para personalisht të shfaqura në publik që kur Pallati Buckingham kishte njoftuar se mbretëresha ishte me koronavirus.

Sipas burimeve zyrtare ANSA.it shkruan gjithashtu se Covid-19 në fakt ishte i shoqëruar me simptoma të lehta, të ngjashme me gripin sezonal, por mosha e saj ka bërë që ajo të mos ndihej mirë dhe të anulojë disa takime virtuale për disa ditë. Megjithatë sot Mretëresha Elizabet, e cila ka bërë të tre dozat e vaksinës kundër koronavirusit, është shfaqur në formë të mirë në seancën dëgjimore që u mbajt për ambasadorët e rinj të Principatës së Andorës dhe Çadit në Londër.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz elizabeta ii elizabeta ii

Sondazh

Poll