Art&Argëtim

Kim Kardashian takon sozin e saj në shoqërinë e ish-bashkëshortit

1 Mars 2022, 11:35 Nga DOSJA
Kim Kardashian takon sozin e saj në shoqërinë e

SHBA- Ylli Kim Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj reperi Kanye West janë takuar në shfaqjen e modës që ‘Prada’ kishte organizuar në Miami, ky i fundit ishte i shoqëruar me të dashurën e tij të re modelen e instagramit Chaney Jones. Sipas HollywoodLife një burim afër kimit ka thën se Kim e ka parë Chaney dhe nuk është se i ka pëlqyr që ajo mundohet ta imitojë.

“Kim ka parë foto të Chaney-t dhe mendon se Chaney duhet të jetë vetëm vetvetja dhe të mos përpiqet ta imitojë atë. Por, nëse kjo është ajo që Chaney dëshiron që të bëjë për të marrë vëmendjen që po kërkon, ose për të fituar Kanye, kështu qoftë le të bëjë çfarë të dojë. Fokusi I Kim-it për momentin është lidhja me aktorin e humorit Pete Davidson dhe fëmijët”-tha një burim i afërt me Kim-in.

Ndërsa një burim i dytë ka thën gjithashtu se Kim është e impresionuar nga zgjedhjet e modës së Chaney, të cilat kanë përfshirë kostume të zeza, rroba banje Balenciaga, çanta Birkin dhe syze dielli të mëdha futuriste, të gjitha elementet kryesore në veshjet e fundit të Kim duke bërë që të duket sikur modelja është një vajzë e cila dëshiron të imitojë çdo gjë që Kim bën si në veshje ashtu edhe në sjellje por më e çuditshme për të është që ish-bashkëshorti i saj shoqërohet me vajza që duken thuajse njësoj si Kim.

“Kim e di që ajo konsiderohet si një ikonë e modës, kështu që fakti që kaq shumë gra, përfshirë Chaney, që përpiqen ta imitojnë atë është me të vërtetë mjaft interesante për të. A mendon Kim-i se është pak e çuditshme që Kanye është takuar me disa gra që i ngjajnë asaj? Po, ajo po. Shumica e grave në situatën e Kim-it ndoshta do të ndiheshin në të njëjtën mënyrë. Por për sa i përket ndjenjave të saj, Kim nuk ka kohë apo energji për t’u shqetësuar se me kë po kalon kohë Kanye.”

Pas lajmit nga ndarja e Kim Kardashin dhe reperit Kaney West, të dashurat e ktij të fundit janë dikutuar shumë në rrjet duke u quajtur gjithashtu edhe sozitë e Kimit. Chaney Jones është komentuar shumë për format e saj trupore, veshjet e saj dhe ngjashmërin e saj me ikonën e modës Kim Kardashian nga ana tjetër Kim po shijoj romancën me aktorin e humorit Pete Davidson, ish-i fejuara i këngëtares Ariana Grande.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz chaney jons kanye west kim kardashian chaney jons kanye west kim kardashian

Sondazh

Poll