Bota

Profesori rus: Putin ka strehuar familjarët e tij në një ‘qytet nëntokës’ në Siberi

1 Mars 2022, 11:50 Nga DOSJA
Profesori rus: Putin ka strehuar familjarët e tij në një

RUSI– Vladimir Putin ka fshehur anëtarët e familjes së tij në një ‘qytet nëntokësor’ në Siberi, sipas një profesori rus, Valery Solovey.

‘Daily Mail’ raporton se lideri i Rusisë ndodhet në malet Altai, në banesën e projektuar për mbrojtje në rast lufte bërthamore.

Solovey, i cili ka qënë në të shkuarën profesor në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë ka pretenduar më parë se Putin vuante probleme shëndetësore e se ai ka marrë pjesë në rituale të çuditshme sekrete së bashku me ministrin e tij të mbrojtjes Sergey.

Mirëpo pretendimet e profesorit bien poshtë në Moskë. Ai konsiderohet atje si teoricien konspirativ. Javën e kaluar ai u mor në pyetje për shtatë orë nga autoritetet ruse për shkak të pretendimeve që ai bëri për gjendjen mjekësore dhe mendore të Putinit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota putin vladimir putin putin vladimir putin

Sondazh

Poll