Aktualitet

“Do të të vras”/ U kërcënua në Facebook nga shkodrani, merret në mbojtje Klement Zgurin dhe familja e tij

5 Korrik 2019, 10:58 Nga DOSJA
“Do të të vras”/ U kërcënua në Facebook nga

TIRANË– Kreu i KQZ-së Klement Zguri dhe familja e tij janë kërcënuar me një mesazh në Facebook.

Një person nga Shkodra i ka dërguar një mesazh ditën e djeshme, kreut të KQZ-së se do ta vriste atë dhe familjen e tij. 

Do të vras ty dhe familjen,“-mësohet se shkruante i riu me iniciale E.P.

Menjëherë Zguri dhe familja e tij është marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit duke i vendosur masa shtesë edhe në banesë.

Vetëm pak kohë më parë, në datën 12 qershor, katër anëtarët e KQZ-së nga shumica u morën mbrojtje pas kërkesës që vetë ata i bënë Ministrisë së Brendshme pasi injoruan dekretin e Presidentit. Atë kohë Klement Zguri e refuzoi mbrojtjen e tij.

Kujtojmë që Zguri ka qënë një nga “ruajtësit” e dekretit të presidentit Ilir Meta lidhur me fillimisht anulimin, shtyrjen dhe caktimin e datës së re të zgjedhjeve lokale.

Zguri gjithmonë është shprehur se e njihte dekretin e presidentit duke dalë kundër linjës së ndjekur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kercenohet klement zguri klement zguri kercenohet klement zguri klement zguri

Sondazh

Poll