Bota

Lufta! Italia mbyll hapësirën ajrore për Rusinë, i jep qeverisë së Ukrainës 110 mln euro

27 Shkurt 2022, 11:47 Nga DOSJA
Lufta! Italia mbyll hapësirën ajrore për Rusinë, i jep

ITALI– Italia ka vendosur të mbyllë hapësirën ajrore për avionët e Rusisë. Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio ka bërë të ditur se do t’i dhurojnë qeverisë së Ukrainës 110 milionë euro.

“Kam informuar kolegun tim Dmytro Kuleba se sapo kam nënshkruar rezolutën që parashikon lëvrimin e menjëhershëm të 110 milionë eurove për qeverinë e Kievit, si shprehje konkrete e solidaritetit dhe mbështetjes së Italisë për një popull me të cilin kultivojmë një marrëdhënie vëllazërore. Për momentin, Ukraina është e rrethuar pa qenë fajtore, e sulmuar me bombardime të vazhdueshme nga qeveria ruse. Paqja është qëllimi për të cilin ne të gjithë vazhdojmë të punojmë çdo ditë dhe ne i përgjigjemi armëve ruse me sanksione: mënyra e vetme për të ndaluar këtë luftë të çmendur. Ne po vendosim sanksione gjithnjë e më të ashpra dhe tashmë në Këshillin e Punëve të Jashtme sot po përgatitemi të diskutojmë të tjerat. BE-ja dhe të gjithë aleatët e saj duhet të bashkojnë forcat dhe të vazhdojnë të demonstrojnë solidaritet. Përpara me vendosmëri në këtë ‘rezistencë evropiane’ ndaj dhunës së Putinit”.”, shkruan ministri i Jashtëm Luigi Di Maio në Facebook.

Pas shumë paralajmërimeve, presidenti rus Vladimir Putin nuk i ka ndalur sulmet ndaj Ukrainës. Presidenti ukrainas që prej nisjes së sulmeve iu bashkua forcave ushtarake në mbrojtje të territorit të Ukrainës, ndërsa i ka bërë thirret BE, SHBA dhe NATO-s të ndalojnë agresionin rus.

Edhe Finlanda, Danimarka, Irlanda, Belgjika dhe Gjermania, kanë mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet ruse.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusia merr Kharkiv, mbi 210 civilë të vdekur, DËSHTOJNË bisedimet Putin-Zelenskiy

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota italia lufta ukraine-rusi italia lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll