Bota

Bombardimet ruse, Ukraina: Mbi 210 civilë të vdekur, faktet do i dërgojmë në Hagë

27 Shkurt 2022, 11:09 Nga DOSJA
Bombardimet ruse, Ukraina: Mbi 210 civilë të vdekur, faktet do i

UKRAINË– Zyrtarja e qeverisë ukrainase, Lyudmyla Denysova, thotë se më shumë se 210 civilë ukrainas janë vrarë dhe më shumë se 1,100 të tjerë janë plagosur në pushtimin rus.

“Me mizori të paparë, armiku po shkatërron ndërtesat e banimit, spitalet, kopshtet dhe shkollat, duke u hequr të drejtën për të jetuar djemve dhe vajzave të tokës ukrainase, përfshirë fëmijët”, tha ajo në një postim në rrjetet sociale.

Denysova tha se një fëmijë është vrarë nga bombardimet e një spitali në Kiev dhe një grua është vrarë pasi një raketë goditi një ndërtesë banimi në Kharkiv.

Ajo bëri thirrje që Rusia të “dënohet ashpër për këto krime”. Më tej ajo theksoi se Ukraina do t’ia kalojë gjykatës ushtarake në Hagë të gjitha faktet për viktimat e shkaktuara.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Trupat ruse futen në Kharkiv, DËSHTOJNË bisedimet Putin-Zelenskiya

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll