Bota

PËRDITËSIMET e fundit/ 6 zhvillimet! Çfarë po ndodh sot në Ukrainë?

27 Shkurt 2022, 10:44 Nga DOSJA
PËRDITËSIMET e fundit/ 6 zhvillimet! Çfarë po ndodh sot

UKRAINË– Sulmet ruse vijnë duke u përshkallëzuar në Ukrainë. Edhe në ditën e katërt nuk kanë munguar sulmet dhe viktimat. Dosja.al ju sjell përditësimet më të fundit nga ora 06:00 e deri më tani.

ZHVILLIMET

1-Trupat ruse kanë hyrë në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit, ku po luftojnë me ushtarët ukrainas në rrugë. Autoritetet lokale në qytetin verilindor thonë se automjetet ruse janë futur në qendrën e tij. Ata po u bëjnë thirrje civilëve të qëndrojnë në vende strehimi.

2-Presidenti Volodmyr Zelensky ka refuzuar ofertën e Moskës për t’u takuar për bisedime në Bjellorusi. Kievi thotë se është gati të negociojë me Rusinë diku tjetër, por jo në Bjellorusi pasi vendi po përdoret nga Rusia për të nisur pushtimin e saj në Ukrainë.

3-Zelensky njoftoi se Ukraina po krijon një legjion “ndërkombëtar” vullnetarësh për të huajt që dëshirojnë t’i bashkohen ushtrisë ukrainase në luftën e saj kundër forcave ruse.

4-Mbretëria e Bashkuar thotë se pavarësisht përparimeve nga drejtime të shumta në Ukrainë, beson se forcat ruse po hasin “rezistencë të ashpër” nga ushtria e vendit. Sipas vlerësimeve të inteligjencës nga Londra, luftimet vazhduan mbrëmë në Kiev, por me një intensitet më të ulët se natën e kaluar.

5-Civilët ukrainas janë përpjekur të bllokojnë përparimin e forcave ruse në mënyrë paqësore. Banorët vendas kanë tentuar të ndalojnë një kolonë tankesh ruse duke ecur masivisht drejt tyre.

6-Finlanda dhe Irlanda kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për të gjitha fluturimet ruse. Britania e Madhe dhe shumica e vendeve të BE-së kanë bërë të njëjtën gjë. BE thotë se do të ketë një vendim zyrtar nga blloku për këtë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Trupat ruse futen në Kharkiv, Putin kërkon bisedime në Bjellorusi, Zelenskiy refuzon

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll