Aktualitet

Aksident i rëndë në Krujë, humb jetën 24-vjeçarja, plagosen dy të tjerë (EMRI)

5 Korrik 2019, 10:16 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Krujë, humb jetën

Krujë: Një aksident i rëndë ka ndodhur  mbrëmjen e djeshme në Krujë, në afërsi të kryqëzimit të Gramshit. Mësohet se ka humbur jetën 24-vjeçarja  Anila Geca dhe janë plagosur dy persona të tjerë.

Sipas policisë, 48-vjeçari me inicialet B.Geca banues në Has, duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një mjet ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital 24-vjeçarja, pasi kishte plagë të rënda në kokë, ndërsa vetë shoferi po mjekohet në spital.

Policia po punon për identifikimin e mjetit tjetër që u përfshi në aksident dhe kapjen e drejtuesit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kruje anila geca humb jetën 25-vjeçarja aksident ne kruje anila geca humb jetën 25-vjeçarja

Sondazh

Poll