Politike

Ambasadori i Ukrainës paralajmëron protestë nesër në Tiranë: Falënderoj popullin shqiptar

26 Shkurt 2022, 13:15 Nga DOSJA
Ambasadori i Ukrainës paralajmëron protestë nesër në

TIRANË- Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov ka paralajmëruar një protestë ditën e nesërme para ambasadës ruse në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, Shkurov ka falenderuar popullin shqiptar për mbështetjen që i aknë dhënë Ukrainës. Ai gjithashtu ka bërë bilancin e luftës në Ukrainë, gjithashtu ka njoftuar se shumë shtete kanë pranuar shkëputjen e Rusisë nga sistemi SWIFT.

“Njerëzit masivisht po shkojnë drejt reparteve ushtarakë, ngrenë strehime nëntokësore, blejnë armë, dhurojnë gjak, përgatisin molotov. Nëse deri dje shtete si Italia, Franca, Qipro, ishin kundër shkëputjes së Rusisë nga sistemi SëIFT, sapo kemi marrë një konfirmim për ndryshimin e qëndrimit. Deri më sot 198 civilë ukrainas kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe tre fëmijë. 1115 persona janë plagosur, mes të cilëve 33 fëmijë. Pala ruse ka humbur 14 avionë, 8 helikopterë, 102 tanke, 200 ushtarë janë të plagosur, 3500 ushtarë janë të vrarë. Ukraina i ka bërë thirrje Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë që të transportojë rusët e vdekur.

U bëj thirrje shoqërisë ruse e diplomatëve rusë të dënojnë luftën e sulmin. Ukraina është e pajisur me armë, por ekziston nevoja për ndihmë. Në ambasadë është ngritur një seli për ndihmë humanitare. Kushdo që ka kontaktuar më parë me ambasadën për të ofruar ndihmë, tani mund ta bëjë këtë vërtet. Falënderoj popullin shqiptar”, tha ambasadori.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lufta ukraine-rusi volodymyr shkurov lufta ukraine-rusi volodymyr shkurov

Sondazh

Poll