Aktualitet

Përmbytën HEC-in “Bistrica 2” para dy ditësh, arrestohen dy persona në Sarandë

5 Korrik 2019, 07:58 Nga DOSJA
Përmbytën HEC-in “Bistrica 2” para dy ditësh,

SARANDË- 2 persona kanë rënë në pranga, pasi dy ditë më parë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjerin dyshohet se kanë hapur portën e kanalit ujitës, duke përmbytur kështu Hidrocentralin “Bistrica 2”.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale: V. R., 51 vjeç, banues në Finiq dhe N. R., 66 vjeç, banues në Delvinë. Si rrjedhojë, momentalisht ky Hidrocentral është jashtë funksionit.

Njoftimi i policisë Sarandë:

Policia ka arrestuar shtetasit V. R., 51 vjeç, banues në Finiq dhe N. R., 66 vjeç, banues në Delvinë, pasi:

Më datë 03.07.2019, në vendin e quajtur “Mesopotam i Sipërm” Finiq, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjerin dyshohet se kanë hapur portën e kanalit ujitës duke përmbytur kështu Hidrocentralin “Bistrica 2”.

Si rrjedhojë, momentalisht ky Hidrocentral është jashtë funksionit.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me përmbytje”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona permbytje e hidrocentralit bistrica 2 sarande arrestohen dy persona permbytje e hidrocentralit bistrica 2 sarande

Sondazh

Poll