Art&Argëtim

VD/ “Tradhtove burrin”, Monika Lubonja i përgjigjet mikut të ish-bashkëshortit: Thashetheme

25 Shkurt 2022, 11:12 Nga DOSJA
VD/ “Tradhtove burrin”, Monika Lubonja i përgjigjet mikut

TIRANË- Aktorja Monika Lubonja i është përgjigjur akuzës që i është bërë disa javë më parë nga miku i ish-bashkëshortit të saj të ndjerë Leandër P. Ai e akuzonte aktoren se deklaratat për tradhtinë e ish-burrit nuk janë të vërteta. Por çfarë thotë aktorja? Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri thotë se është një thashethem skandaloz. Monika ka mohuar që të ketë akuzuar ish-burrin për tradhti. E ftuar në emisionin “ABC e pasdites” ajo tha:

Është totalisht shtrembërim. Është një thashethem skandaloz. U hodh nga Sheila një temë bisede: A do ta falni ju tradhtinë? Kur folën të gjithë banorët, fola dhe unë. Dhe unë kam thënë: “Nëse në një moment ti e do shumë një njeri, patjetër dhe mund ta falësh”. Ky ka qenë sensi i bisedës, por nuk e kam pasur për ish-bashkëshortin tim. Kjo ka qenë një temë shumë e pisët që është luajtur nga njerëzit që kanë hedhur akuza mbi statusin tim. Unë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me bashkëshortin tim. Ne thjesht jemi divorcuar sepse nuk shkonim me njëri tjetrin dhe për mos të filluar këto problemet që dalin në çift dhe për vajzën tonë, për të qenë të ndershëm me veten, atëherë menduam për sa kohë marrëdhënia jonë nuk shkon divorci është zgjidhja më e mirë. Kemi qenë njerëzit më të shkëlqyer për sa i përket kësaj pikëpamje.

Në kohën kur aktorja ishte pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ emri i saj u lakua shumë në media. Në një diskutim brenda shtëpisë mbi tradhtinë u përfshi dhe Monika ku në komentet e saj la të kuptojmë se edhe aktorja ishte tradhtuar nga ish- bashkeshorti Genc Pasko, zv. Ministër i Turizmit në Shqipëri i cili ndërroi jetë disa muaj më parë si pasojë e COVID. Miku i Paskos, pas deklaratave të aktores, publikoi një koment në rrjetet sociale, i cili më pas u mor nga mediat dhe u bë kryefjalë e portaleve. “Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin?? Po ti qenke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove tradhtitë e njëpasnjëshme???”-shkruante personazhi Leandër P..

(j.c)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip genc pasko monika lubonja big brother vip genc pasko monika lubonja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Shkurt 2022, 21:27

Ndërron jetë akademiku Luan Starova

MAQEDONI E VERIUT– Akademiku Luan Starova ka ndërruar jetë sot. Mësohet se Starova ka mbyllur sytë në Maqedoninë e Veriut aty ku jetonte prej vitesh me fa...