Bota

NATO vendos: Do dërgojmë më shumë trupa në Ukrainë, Rusia do paguajë çmimin

25 Shkurt 2022, 17:56 Nga DOSJA
NATO vendos: Do dërgojmë më shumë trupa në

UKRAINË– Udhëheqësit e NATO-s thonë se do të dërgojnë më shumë trupa në Evropën Lindore pas pushtimit të Rusisë. “Askush nuk duhet të mashtrohet nga gënjeshtrat e qeverisë ruse,”- thonë 30 liderët në një deklaratë të përbashkët.

NATO i bën thirrje Moskës që të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe “të kthehet prapa nga rruga e agresionit që ka zgjedhur”.

“Vendimi i Presidentit Putin për të sulmuar Ukrainën është një gabim i tmerrshëm strategjik, për të cilin Rusia do të paguajë një çmim të rëndë, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, për vitet në vijim,”- thuhet në deklaratë.

Për dërgimin e trupave në Evropën Lindore, NATO thotë se “do të bëjë të gjitha dislokimet e nevojshme për të siguruar parandalim dhe mbrojtje të fortë dhe të besueshme”.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, rreth 200 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll