Bota

Rusia u pezullua nga Këshilli i Evropës

25 Shkurt 2022, 15:50 Nga DOSJA
Rusia u pezullua nga Këshilli i Evropës

STRASBURG- Rusia është pezulluar nga Këshilli i Evropës. Lajmi u dha ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio. Këshilli i Evropës u formua pas Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin.

“Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, me të cilin Italia mban presidencën, ka marrë vendimin për të përjashtuar Federatën Ruse nga anëtarësimi i saj. Italia e konsideron këtë si një masë të nevojshme në dritën e agresionit ushtarak të papranueshëm të Rusisë kundër Ukrainës, i cili përbën një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar,”- tha Di Maio në një deklaratë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, rreth 200 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota këshilli i evropes rusia këshilli i evropes rusia

Sondazh

Poll