Bota

Lufta ka nisur! Ukrainasit s’rrinë duarkryq, zbrazin dyqanet nga armët… ‘Zhduken’ AK-47

24 Shkurt 2022, 12:47 Nga DOSJA
Lufta ka nisur! Ukrainasit s’rrinë duarkryq, zbrazin dyqanet nga

KIEV– Ukrainasit janë të armatosur me kallashnikov duke iu përgjigjur kështu thirrjes së presidentit të tyre për të mbrojtur veten. Të gjithë janë dyndur pranë dyqaneve dhe depove të armëve për të marrë nga një armë zjarri, fill pasi Presidenti Volodymyr Zelenskyy shpalli gjendjen ushtarake. Në një dyqan armësh në Kiev, pronari ka pranuar që të flasë për mediat, duke treguar për “fluksin” që ka për armët e zjarrit.

“Në dyqanin e armëve, tani jemi shumë të zënë. Ka shumë njerëz që duan të blejnë armë dhe ka shumë njerëz që duan të blejnë fishekë. Ne kemi fishekë, por jo shumë, jo mjaftueshëm. Çdo ditë, shumë fishekë janë blerë. Jemi me të vërtetë shumë të zënë me punë,”-tregoi ai.

LAJMI KRYESOR: Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, 8 viktima, 17 të zhdukur, Putin: Do e pësoni

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll