Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Boris Johnson: S’bëjmë dot sikur nuk shikojmë, do ketë sanksione

24 Shkurt 2022, 12:13 Nga DOSJA
Lufta Rusi-Ukrainë, Boris Johnson: S’bëjmë dot sikur nuk

BRITANI E MADHE- Kryeministri Boris Johnson ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky duke i ofruar mbështetjen e tij. Në një konferencë urgjente për shtyp, ai njoftoi se sot janë bërë realitet frikat më të këqija duke shtuar se presidenti Vladimir Putin ka sulmuar një vend mik pa asnjë provokim apo justifikim të besueshëm.

“Bombat kanë rënë mbi një popullatë krejtësisht të pafajshme. Një pushtim i gjerë është duke u zhvilluar nga toka nga ajri dhe nga deti. Britania e Madhe ishte një nga vendet e para në Evropë që dërgoi armë mbrojtëse për të ndihmuar Ukrainën. Ne do të biem dakord për një paketë masive sanksionesh ekonomike të dizajnuara në kohë për të penguar ekonominë ruse,”– tha Johnson. Ndërkohë që shtoi se Europa dhe Britania e Madhe nuk mund të bënin sikur nuk shikonin në një kohë kur persona të pafajshëm vriten. 

LAJMI KRYESOR: Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, 8 viktima, 17 të zhdukur, Putin: Do e pësoni

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll