Bota

“Dënojmë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës”, Meta: Moska të tërhiqet

24 Shkurt 2022, 08:35 Nga DOSJA
“Dënojmë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës”, Meta:

TIRANË – Presidenti Ilir Meta dënoi në emër të shtetit shqiptar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Në një mesazh të publikuar në Facebook, kreu i shtetit shqiptar e konsideroi të pajustifikueshëm veprimin e Moskës ndaj Ukrainës. Ai shton se Kremlini duhet të tërhiqet nga veprimet ushtarake që cënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

POSTIMI I ILIR METËS:
Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.

Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!

 

LAJMI KRYESOR: REAGIMET/ ‘Plas’ lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Biden: E dënoj sulmin, Putin: Do ta pësoni

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ilir meta konflikti rusi-ukraine ilir meta konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll