Bota

Luftë, raketa e të vrarë! Rreziku më afër se kurrë,Rusia pushton Ukrainën:Ç’dimë deri tani?

24 Shkurt 2022, 10:28 Nga DOSJA
Luftë, raketa e të vrarë! Rreziku më afër se

RUSI- Vladimir Putin nisi një sulm të gjerë ushtarake ruse drejt Ukrainës, sot rreth orës 5 të mëngjesit pasi transmetoi një fjalim që njoftonte një “operacion special ushtarak” për “çmilitarizimin” dhe “denazifikimin” e Ukrainës. Sipas zyrtarëve ukrainas, vala fillestare e sulmeve dukej se përfshinte raketa lundrimi, sulme ajrore që goditën infrastrukturën ushtarake dhe pozicionet kufitare, duke përfshirë bazat ajrore. Tre orë pas sulmit, Ministria e Mbrojtjes ruse pretendonte se kishte “neutralizuar” bazat ajrore dhe mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Teksa shumica e sulmeve ajrore ishin të përqendruara në lindje, sulmet u raportuan në perëndim të Ukrainës, duke përfshirë Lutsk dhe Ivano-Frankivsk. Zyrtarët ukrainas nga shërbimi i rojes kufitare, po raportonin një inkursion të blinduar nga Bjellorusia përmes pikës kufitare Senkivka në veri të vendit të mbështetur nga trupat bjelloruse.

Gjithashtu është raportuar për trupat ruse që kalonin kufirin në lindje të Kharkiv dhe forca të blinduara ruse të cilët lëviznin në Ukrainë nga Krimea, duke sugjeruar një sulm me tre drejtime nga veriu, jugu dhe lindja.  Disa zyrtarë ukrainas kanë mohuar raportet e mëparshme për një ulje detare në Odessa. Rreth orës 7 të mëngjesit me orën lokale, dy orë pas sulmit –të mbështeturit nga Rusia u raportuan se po sulmonin pozicionet ukrainase rreth republikave të vetëshpallura në Luhansk dhe Donetsk .

Shpërthimet u dëgjuan në qytete duke përfshirë Odessa, Mariupol, Kharkiv, Dnipro dhe kryeqytetin, Kiev. Shtrirja e plotë e operacionit ushtarak rus nuk ishte menjëherë e qartë, por Putin tha: Planet tona nuk përfshijnë pushtimin e territoreve të Ukrainës. Ne nuk do të imponojmë asgjë me forcë.

Pavarësisht kësaj, Putini dhe zyrtarët rusë kanë mohuar planifikimin e një sulmi ushtarak në Ukrainë. Ndërsa shpërthimet u dëgjuan në Kiev, kryebashkiaku i qytetit urdhëroi banorët të strehoheshin dhe të qëndronin brenda ndërsa u dëgjuan sirenat e ajrit. Menjëherë pas valës së parë të sulmeve, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy , njoftoi se ligji ushtarak ishte shpallur në të gjithë vendin.

Sulmi rus në Ukrainë pasoi shpalljen e një zone të ndaluar fluturimi për avionët civilë në veri-lindje të Ukrainës nëpërmjet një të ashtuquajturi Notam – njoftim për avionët – në orët e para të së enjtes. Disa orë më vonë zyrtarët ukrainas njoftuan pezullimin e trafikut të brendshëm ajror civil pasi dukej se disa sulme ruse ishin afër aeroportit kryesor civil të Kievit. Megjithatë, ushtria ruse tha se kishte shënjestruar bazat ajrore të Ukrainës dhe asetet e tjera ushtarake dhe nuk kishte shënjestruar zonat e populluara.

Marrë dhe përshtatur nga The Guardian

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi rusi ukraine vladimir putin volodymyr zelenskiy lufta ukraine-rusi rusi ukraine vladimir putin volodymyr zelenskiy

Sondazh

Poll