Bota

Rusia sulmon Ukrainën, Britania e Madhe: Sanksione edhe më të rënda ndaj Moskës

24 Shkurt 2022, 09:01 Nga DOSJA
Rusia sulmon Ukrainën, Britania e Madhe: Sanksione edhe më të

LONDËR – Ministri britanik për Europën dhe Amerikën e Veriut James Cleverly premtoi se do të vendosen sanksione të reja më të ashpra ndaj Rusisë. Sot në emisionin “Sky News”, diplomati britanik akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se ka mashtruar qëllimisht për të pushtuar Ukrainën. Ai theksoi se Londra do të vendosë sanksione më të rënda ndaj zyrtarëve rusë.

“Putin ka përdorur dezinformacionin. Ka gënjyer, ka përdorur flamurin e rremë për të justifikuar të pajustifikueshmen me pushtimin e Ukrainës.
Në përgjigje të kësaj, Britania e Madhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë do të vendosë sanksione të niveli të paprecedentë për të ndëshkuar këtë sulm”, deklaroi Cleverly.

LAJMI KRYESOR: REAGIMET/ ‘Plas’ lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Biden: E dënoj sulmin, Putin: Do ta pësoni

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll