Art&Argëtim

Paditi kompaninë që i kopjoi veshjet, Kim Kardashian fiton 2.7 milion dollarë në dëmshpërblim

4 Korrik 2019, 19:13 Nga DOSJA
Paditi kompaninë që i kopjoi veshjet, Kim Kardashian fiton 2.7 milion

SHBA- Në shkurt të këtij viti Kim Kardashian ka ngritur një akuzë kundrejt  ‘Misguided USA’, të cilës i kërkon 10 milionë dollarë shpërblim, pasi kjo kompani i ka kopjuar modelet e rrobave të saj.

Por Kim Kardashian ka fituar  vetëm  2.7 milion dollarë në dëmshpërblim pas akuzës për mashtrimin e veshjeve të saj.

Kardashian tha në gjykatë se ‘Misguided USA’  po përdorte emrin e saj për të shitur rrobat.

Ajo është e njohur për veshjen e rrobave nga disa prej stilistëve më të mëdhenj në botë, përfshirë edhe burrin e saj Kanye Ëest.

Në këtë padi,  Kardashian tha se Misguided USA jo vetëm që “përsërit pamjen e të famshëmve”, por “sistematikisht përdor emrat dhe imazhin” e yjeve për të promovuar faqen e internetit të saj.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kim kardiashian kompania e veshjeve meda e kardashian kim kardiashian kompania e veshjeve meda e kardashian

Sondazh

Poll