Art&Argëtim

2 vite që u nda nga jeta, bashkëshortja rrëfen jetën me Aleksandër Lalon: Si u njohëm në Kukës, më kërkoi të këndoja

4 Korrik 2019, 15:31 Nga DOSJA
2 vite që u nda nga jeta, bashkëshortja rrëfen jetën me

TIRANË- Kompozitori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Aleksandër Lalo, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, duke kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare. 

Sot bashkëshortja e tij, Marga në një intervistë për “Panorama” ka rrëfyer disa momente nga jeta e tyre, si u njohën në Kukës dhe momentet kur ata shkëmbeheshin mëngjeseve në rrugë.

Gjatë intervistës, Marga thekson momentin e sikletshëm për të, kur Lalo i kërkoi të këndonte një varg, të cilin ajo nuk e dinte.

Pasi përfundova shkollën, mua më caktuan në Kukës. Aty ndodhej edhe Sandri, që pas Festivalit të 11-të. Mëngjeseve kur shkoja në punë këmbehesha me të, por ende nuk ishim prezantuar. Më kujtohet se gjatë asaj periudhe shfaqej të shtunave filmi “Emblema e dikurshme”. Nuk më tërhiqte shumë si film, veçse më bënte shumë përshtypje muzika. Kështu, teksa e shikoja Sandrin në atë qytet, mendoja me vete: “Si ka mundësi që këtë njeri që bën një muzikë kaq të bukur, e lënë këtu. Është mëkat!” Mirëpo, ndodhi që do të merrte transferimin për në Tiranë dhe para se të largohej, i kishin caktuar ndër të tjera edhe detyrën që të ngrinte një grup artistik, ku përfshihej edhe kori i spitalit.

Ishte verë. Drejtori i spitalit përzgjodhi pothuajse të gjitha vajzat që vinin nga Tirana, mes të cilave isha dhe unë. Do të shkonim në Qendrën e Kulturës për të bërë provat e zërit dhe Sandri do të bënte vlerësimin. Kur erdhi radha ime më kërkoi që të këndoja një varg, por unë nuk kam vesh muzike. Kështu, i thashë: “Po unë s’di të këndoj”. “Po atëherë, përse ke ardhur”, më pyet. “Na dërgoi drejtori me pahir”,– i them me sinqeritet. Siç më tregon më vonë, atij ky moment i ishte fiksuar. Dhe e tija qe dashuri me shikim të parë”, u shpreh Marga Lalo.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture aleksander lalo marga lalo aleksander lalo marga lalo

Sondazh

Poll