Art&Argëtim

Dua Lipa paska dhe një pasion tjeter përveç muzikës (FOTO)

4 Korrik 2019, 13:17 Nga DOSJA
Dua Lipa paska dhe një pasion tjeter përveç muzikës (FOTO)

Këngëtarja e shumë  hiteve botërore së fundmi do sjellë bashkëpunimin e radhës, tashmë jo në muzikë, por në botën e modës.

Dua Lipa nuk do bashkëpunojë me industritë më të mëdha të muzikës . Kësaj here do të bashkëpunojë me markën e njohur londineze, Pepe Jeans për të krijua koleksionin e saj të veshjeve “Dua Lipa &Pepe Jeans”.

Pas gjith sukseseve të këngëtares nga fitimi i dy çmime Grammy  në muzikë,  fansat në gjithë botë presin suksesin e Duas në stilim.

 3 shtatori do të jetë dita kur Dua Lipa  do lançojë linjën e parë të veshjeve, të cilës i ka kushtuar shumë kohë dhe  është inspiruar nga vitet 90′.

Ajo shkon më tej kur thote se veshjet e linjës së saj janë moderne dhe të përballueshme , diçka që përfaqëson atë dhe dëgjuesin e muzikës së saj.

“Më në fund mund t’ju them … se unë kam bashkëpunuar me @pepejeans për të krijuar koleksionin Dua Lipa & Pepe Jeans për ju! Unë kam dashur të mësoj për dizajnimin si një mënyrë tjetër për të shprehur veten, sepse unë jam gjithmonë duke imagjinuar rrobat që dua të veshin dhe tani i kamë vënë  në veprim !! Mora frymëzim nga rritja në vitet ’90 dhe ’00 në Londër, duke shtuar ndikimet e tanishme, për të ndihmuar në krijimin e rrobave moderne, të veshura dhe të përballueshme – diçka që më përfaqëson mua dhe dëgjuesit e mi. Kam bërë këtë koleksion me ju të gjithë në mendje.                                                                              Dua që koleksioni im i parë  të jetë rreth zbulimit të formave, stileve dhe pëlhurave kryesore, për të vendosur drejtimin dhe humorin me disa lulëzime! Ja një vrojtim i njërës prej veshjeve të mia të preferuara nga koleksioni.Ndiqni @pepejeans për përditësime dhe informacion rreth udhëtimit tim për të realizuar këtë ëndërr !!!! Unë jam përtej emocioneve! Lëshimi zyrtar në 3 shtator”, -shkruan Dua në Instagram

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua lipa pasion per stilimin këngëtare dua lipa dua lipa pasion per stilimin këngëtare

Sondazh

Poll