Art&Argëtim

Britney Spears shkruan një libër mbi jetën e saj, ja shuma marramendëse që do të fitojë…

23 Shkurt 2022, 11:40 Nga DOSJA
Britney Spears shkruan një libër mbi jetën e saj, ja shuma

SHBA- Këngëtarja Britney Spears po bëhet gati të shkruajë një libër ku do të tregojë anën e historisë së saj mbi jetën toksike dhe problemeve që ka patur me babin e saj. Sipas PEOPLE, këngëtarja e “Toxic”, ka nënshkruar një marrëveshje me shtëpinë botuese Simon & Schuster që kap vlerën e 15 milionë dollarëve .

Lajmi për marrëveshjen e librit vjen tre muaj pasi gjykata i dha fund kujdestarisë nga familjarët e Britney-t. Përfaqësuesi dhe avokati i Britney nuk ka dhënë asnjë përgjigje rreth komenteve mbi librin, gjithashtu as shtëpia botuese  Simon & Schuster nuk ka reaguar për të aprovuar këtë bashkëpunim mes Britney-t dhe shtëpisë botuese.

Gjatë muajve të fundit, ylli i popit ka qenë në vëmendje të mediave për largimin nga familja e saj si  shkakt të ‘abuzimit mbi kujdestarinë’ nga ana e babait Jamie, mamasë Lynne dhe motrës Jamie Lynn, kjo e fundit ka publikuar gjithashtu kujtime të këngëtares duke treguar se ka dashuri për të motrën duke mohuar akuzat që Britney ka hedhur mbi ta.

Britney gjithashtu gjatë dekadës së fundit, është shprehur se është përballur me “abuzimin e kujdestarisë” dhe që është ende e përfshirë në beteja ligjore me babin e saj Jamie, i cili i kërkoi asaj të vazhdonte të paguante tarifat e tij ligjore, pavarësisht se konservatori i saj u ndërpre nëntorin e kaluar. Jamie kërkoi në gjykatë që vajza e tij të paguante ekipin e tij ligjor për “detyrat e vazhdueshme të besueshmërisë në lidhje me mbylljen e Konservatorit të Personit dhe Pasurisë.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz britney spears britney spears

Sondazh

Poll