Art&Argëtim

Kush do të jetë banorja e parë e “Big Broher VIP” 2? Vajza e këngëtarit… 

23 Shkurt 2022, 11:44 Nga DOSJA
Kush do të jetë banorja e parë e “Big Broher VIP” 2?

TIRANË- Personazhi i parë i “Big Brother VIP 2”, zbulohet se do të jetë këngëtarja Keisi Medini, vajza e këngëtarit Sabian ish-banorit te “Big Brother VIP 1”.

Sabiani e ka bërë me dije vetë se bija e tij do të jetë banore e “Big Brother VIP 2”, ai është shprehur se Keisi e ka marrë vendimin të jetë pjesëtarja më e re e “BBV”2.

 

Sabiani është pyetur se cfarë do të ndodhë nëse vajza e tij Keisi, do të dashurohet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në përgjigjen e tij ai shprehet se Keisi është e lirë te veproi si të ketë ajo dëshirë por brend normave.

“Keisi do të futet pa korniza, mund të bëjë gjithçka aty brenda, brenda normave. Të dashurohet, si t’ia thotë e bardha zemër”.

Teksa Sabiani ishte banorë brenda shtëpisë së “BBV” 1, kur kishte një surprizë nga vajza e tij Keisi, moderatorja Arbana Osmani e kishte pyetur nëse do kishte dëshirë që vajza e tij të ishte banore e “BBV” në atë moment Sabiani vetëm qeshi sepse nuk e besonte dot, por tashme Keisi do të jetë banorja e parë e “ BBV”2.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz sabiani sabiani

Sondazh

Poll