Art&Argëtim

Thumbi/ Arbër Hajdari ironizon Donald Veshajn: Bamirësia s’bëhet publike…

23 Shkurt 2022, 08:51 Nga DOSJA
Thumbi/ Arbër Hajdari ironizon Donald Veshajn: Bamirësia

TIRANË- Opinionisti Arbër Hajdari ka thumbuar aktin e bamirësisë që aktori i humorit Donald Veshaj ka premtuar se do të bëjë pas daljes nga ‘Big Brother VIP’. Arbëri është shprehur gjatë puntatës së ‘Post Big Brother VIP’ se nismat e bamirësise nuk duhet të bëhen publike. Megjithëse ai nuk specifikoi Donaldin, por e nënkuptoi atë, duke iu referuar deklaratës se do të ndërtonte 4 shtëpi pas Big Brother Vip. 

“Është gjë pozitive që bëjnë bamirësi. Ishalla Zoti ja shton garën për të bërë veprat e mira. E mira është që bamirësia mos të bëhet me zë shumë të madh, sidomos për figurat publike. Gjithmonë kam dashur që t’ia kishin shkruar në kontratë e t’i qëndronin fjalëve të tyre. Ka dy lloj bamirësish, ato që bëhen publike e ato që nuk bëhen. Do të doja shumë që të gjithë faktorët që marrin përsipër për të bërë shtëpi e për të bërë projekte humanitare dhe të shkojnë fizikisht aty”, u shpreh Arbëri.

Donald Veshaj ishte një ndër pretendentët kryesorë për të fituar ‘Big Brother VIP’ por çmimin e madh e rrëmbeu balerini Ilir Shaqiri. Donaldi u shpreh në Instagram pas daljes do të ndihmojë katër familje në nevojë duke iu dhuruar 100.000 mijë euro për ndërtimin e katër shtëpiave.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arbër hajdari big brother vip donald veshaj arbër hajdari big brother vip donald veshaj

Sondazh

Poll