Art&Argëtim

THRILLER për Elton John në ajër! Avioni i tij gati sa nuk rrëzohet, bën ulje EMERGJENTE

23 Shkurt 2022, 07:48 Nga DOSJA

BRITANI– Këngëtari me famë botërore, që mban titullin ‘Sir’, Elton John ka përjetuar thriller pasi avioni i tij privat pësoi një defekt në ajër dhe u desh që të bënte ulje emergjente në tokë. Këngëtari britanik shpëtoi mrekullisht nga përplasja gjatë fluturimit nga Mbretëria e Bashkuar për në Nju Jork, ku do të shfaqej në “Madison Square Garden”. Daily Mail shkruan se erërat e forta që në atë kohë po frynin në zonë e vështirësuan shumë uljen e detyruar.

Ambulancat dhe zjarrfikësit ishin në gatishmëri në aeroportin Farnborough kur u tha se avioni që transportonte Elton John ishte në rrezik. Thuhet se pilotit iu desh të bënte tre përpjekje për të ulur avionin.

Pavarësisht përvojës, ylli britanik mori një tjetër fluturim drejt Nju Jorkut për të vazhduar turnen e përcaktuar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz elton john incident elton john incident

Sondazh

Poll