Art&Argëtim

Fituesi i BBV! Iliri: Tani e tutje kam vendosur të qëndroj me Emanuelën në Tiranë

19 Shkurt 2022, 06:10 Nga DOSJA
Fituesi i BBV! Iliri: Tani e tutje kam vendosur të qëndroj me

TIRANË– Ilir Shaqiri, fituesi i Big Brother Vip tha se donte t’u tregonte njerëzve se kush ishte ai në të vërtetë përveç asaj që shumëkush e njeh si balerin.

“E kam thënë gjithmonë, kam ardhur këtu pas shumë kohësh që t’i tregoj njerëzit e mi e me këtë quaj popullit tim, sidoqoftë të shkonte kjo gjë populli im është si familja ime, nuk bën ndryshe veçse ta duash. Unë kam ardhur këtu t’i tregoja njerëzve të mi kush jam unë, t’i tregoja kush është Iliri. Objektivi im ka qenë finalja, jo çmimi i madh. Ky çmim ka një vlerë të jashtëzakonshme”, tha Shaqiri.

Iliri u prit me duartrokitje nga publiku dhe përqafime nga ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania, teksa mori edhe çekun prej 100 mijë eurosh.

Balerini po ashtu u surprizua nga bashkëshortja e tij e cila i ka folur në gjuhën shqipe duke thënë se do të jetë gjithmonë me të, kudo që ai të shkojë. Iliri shpjegoi se Emanuela gjithmonë ka pasur dëshirë për të folur shqip, por ai bënte shaka me dialektin e saj e për këtë arsye ajo ka refuzuar të mësoj më tej. Ai tha se e di çfarë gruaje ka dhe e di se ajo do e ndiqte kudo që ai do të donte. Ndërsa bëri të ditur se ka vendosur që tani e tutje do të qëndrojë në Tiranë dhe jo në Itali.

“Do të rikthehem në vendin më të bukur të botës, në Tiranë. Sigurisht e mendoj rikthimin. Emili do të ketë shokun e saj, do të ketë karrierën e saj dhe sigurisht unë dhe Emanuela do të kthehemi në Tiranë. Kështu që gjëja dhe surpriza më e bukur e fjalimit të saj ishte ajo që shqiptonte, që është shqipja”, tha Iliri.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip ilir shaqiri big brother vip ilir shaqiri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Shkurt 2022, 01:20

TRIUMFUESI! Ilir Shaqiri fiton “Big Brother VIP”

TIRANË- Ilir Shaqiri fiton “Big Brother VIP”. Pas më shumë se 3 orësh transmetim live, balerini Ilir Shaqiri është shpallur fituesi, i cili do të marrë me ...