Ekonomi

“Subvencionet, jo për fermerët”/Ankesa për buxhetin e 2022: Fondet po shkojnë për tregtarët

17 Shkurt 2022, 14:28 Nga DOSJA
“Subvencionet, jo për fermerët”/Ankesa për buxhetin e

Në buxhetin 2022 për bujqësinë ndarja e 3.2 miliard Lekëve është parashikuar të bëhet në 5 skemat e subvencioneve. Por sipas Presidentit të Shoqatës të Prodhuesve Vendorë, Ervin Resuli, ky buxhet nuk mbështet bujkun por tregtarët.

“Ministria e bujqësisë në mënyrë të pashpjegueshme ka shpërndarë fonde për universitetin bujqësore për qendrën e ekslencën ndërkohë që ne dimë që universiteti bujqësorë është pjesë e strukturës së ministrisë së arsimit. Gjithashtu janë shpërndarë fonde për ngritjen e tregjeve të gjësë së gjallë, ku shumë mirë këto mund t’i ngrejnë bashkitë përkatëse. marrja e fondeve të fermeri duke i dërguar ato në sektorë të tjerë, varfëron buxhetin e fermerit”, u shpreh Ervin Resuli.

Ndërsa ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj thotë se dhënia e subvencioneve duhet të bëhet në atë mënyrë qe sjell zhvillim në bujqësinë shqiptare. Në të kundërt produktet tona kurrë nuk do të konkurrojnë në çmim dhe cilësi prodhimet bujqësore të rajonit.

“Dhe kjo realizohet duke unifikuar tërësinë e të gjithë procedurave për standardizimin që bëhen për zhvillimin më të tej të bujqësisë, njëkohësisht duke ndërtuar plane afatgjata të cilat e kanë të programuar ecurinë e mëtejshme. Qeveria duhet të mbështesin fermerin në uljen e kostove të prodhimi që është dhe thembra e Akilit në bujqësinë tonë,”- tha Teuta Nunaj.

Përballë kësaj skeme kombëtare fermerët paralajmërojnë protesta.

“Reagimet e para kanë filluar presim që të përballemi me protesta dhe fermerët t’i shohim sërish në rrugë për padrejtësitë që i janë bërë”, u shpreh Ervin Resuli.

Ata që ndjehen më të zhgënjyer nga buxheti 2022 janë blegtorët. Pasi në një takim me ministren e bujqësisë dhe asaj të financave fermerëve që mbarështojnë gjë të gjallë iu premtuar subvecionimi 10 lek për litër qumësht. Por kjo gjë nuk ndodhi, belgtorat do të subveciononen vetëm për numrin e krerëve.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi ervin resuli subvencionet per bujqesine subvencionet per fermeret teuta nunaj ervin resuli subvencionet per bujqesine subvencionet per fermeret teuta nunaj

Sondazh

Poll