Aktualitet

Zjarri në Lezhë/ Prefekti: 4 persona u futën të parët në magazinë, dëgjuan kërcitje

18 Shkurt 2022, 08:46 Nga DOSJA
Zjarri në Lezhë/ Prefekti: 4 persona u futën të parët

LEZHË– Prefekti Gjokë Jaku ka deklaruar se zjarri në magazinën në Lezhë nuk rrezikon që të kalojë përmasa më të mëdha. Përballë gazetarëve, Jaku tha se kishte komunikuar me personat e parë që u futën në magazinë e të cilët u përballën me flakët e zjarrit. Prefekti shtoi se këta persona dëgjuan kërcitje si shkëndija elektrike, e më pas dolën jashtë magazinës.

‘Perimetri është i sigurtë, magazina është e gjitha e djegur, kjo vatër zjarri ngelet vetëm në kuadrin e magazinës. Forcat zjarrëfikëse kanë ardhur nga të gjitha rrethet, ka një numër të madh edhe mjetesh. Nga ky moment besojmë se zjarri s’do të kalojë përmasat e magazinës. Komunikova me personin e parë që hapi derën, ishin 4 persona, ishte kërcitje si shkëndijë elektrike, njerëzit kanë dalë jashtë, fat ishte që ishte ora 6 e mëngjesit, që akoma nuk ishin paraqitur në punë punonjësit.’– tha Jaku.

LAJMI KRYESOR: Shkrumbohet fabrika e peshkut në Lezhë! Asfiksohet zjarrëfikësi, hapet qarkullimi i mjeteve

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjet fabrika ne lezhe digjet fabrika ne lezhe

Sondazh

Poll