Art&Argëtim

4 muaj pa e takuar! Përlotet babai i Ilirit: Më ka marrë malli ta puth

16 Shkurt 2022, 08:32 Nga DOSJA
4 muaj pa e takuar! Përlotet babai i Ilirit: Më ka marrë malli ta

TIRANË– Mbrëmjen e kaluar në Big Brother Vip Fan Club ishin të ftuar ish-banorët e shtëpisë, por edhe njerëz të afërt që mbështesin katër finalistët e mbetur: Ilirin, Donaldin, Einxhel dhe Beniada. Edhe pse në moshë të thyer i pranishëm në studio ishte edhe babai i Ilirit i cili kishte vetëm fjalë të mira për djalin e tij. Ai u shpreh se Iliri ka ardhur me dëshirën e vet si pjesë e emisionit dhe se ka arritur të demonstrojë aftësitë e kapacitetin e tij.

‘Me gjithë shpirt falenderoj ‘Big Brother’-in që na ftoi për të dhënë një konkluzion ose një mendim. Kjo dëshirë qenë dëshirë e Ilirit kryesisht. Donte të vinte veten e tij në provë, me persona VIP. Erdhi dhe demonstroi aftësitë e tij, kapacitetin e tij, vendosmërinë e tij dhe ndershmërinë e tij. Universale, këtë e theksoj. Ne prindërit, ju japim edukatë fëmijëve të kenë dashurinë për punë, për shoqërinë dhe për çdo gjë që e rrethon në jetë.’

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip ilir shaqiri big brother vip ilir shaqiri

Sondazh

Poll