Editorial

SHËNIM: Tallje&nënshtrim, si u shit si “live” takimi i Ramës me gazetarët në Uashington

16 Shkurt 2022, 11:24 Nga DOSJA
SHËNIM: Tallje&nënshtrim, si u shit si “live” takimi i

TIRANË– Shumëkujt mund ti jetë dukur e çuditshme sesi ia doli kryeministri Edi Rama që të përputhte orën nga Shqipëria në Uashington. Edhe pse SHBA janë 6 orë pas nesh, kryeministri ia doli të zbardhë natën amerikane me gazetarët që kishte zgjedhur për të marrë me vete, për ta bërë “ditë”. Paraditen e sotme, kryeministri shpërndau përmes opsionit “live” në rrjetet sociale, një përmbledhje nga bisedimet që pati me gazetarët Anila Hoxha, Ergys Gjençaj, Elia Zotka dhe Ermal Qorri duke na shitur “si drejtpërdrejt” një kasetë të gatshme, kësaj here jo me film por me megabyte. Dhe nëse dëshira e një kryeministri për t’ju imponuar opinionit publik është e shfrenuar deri në këtë pikë, shpresë nuk ka nga fronti ku më së paku pritet përballja.

Të gjitha televizionet informative në Shqipëri e shitën edhe më keq se Rama këtë takim. Me njoftimin se Rama po sillte haberet nga Amerika, për gati 30 minuta, aktiviteti i montuar, i prerë dhe filtrosur për tu dukur më i ri, u shfaq në Tv.

Por si arritëm deri këtu?

Tradita “erionveliajne” e shpërndarjes së kasetave të gatshme ka mbi 5 vite që ka shkatërruar redaksitë e lajmeve në Shqipëri dhe kulturën e raportimit me “prekjen” e gazetarit. Ajo që nisi me kaseta që kryebashkiaku i linte gati dhe më pas ia mbathte për të shëtitur nëpër botë, ndërsa qytetarët e shihnin në punë, vazhdoi me video-live, ku kryeministri duke përfituar edhe nga pandemia i zhvillonte komunikimet virtualisht me gazetaët, dhe ka përfunduar tashmë me video të regjistruara që shiten si të drejtpërdrejta, duke kapur njëherë e mirë lirinë e informacionit në Shqipëri. Do të duhet të ishte detyrim gazetaresk, e më pas ligjor, njoftimi i teleshikuesit se kryeministri nuk është zgjuar në orën 05:00 të mëngjesit në Uashington për të informuar popullin e tij, por me nismë të tij dhe të zyrës së tij të shtypit ka filmuar një bisedë me gazetarë që e pyesin dhe ai zgjedh vetë përgjigjet që do të japë dhe ato që do të transmetojë. A është kjo liri? A është kjo cilësi gazetareske? A nuk është ky një nënshtrim i medias që duhet të jetë kurdoherë përballë atij që ka pushtetin? Ku përfunduam kështu?!

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial factcheck edi rama ertv edi rama ertv

Sondazh

Poll

Editorial 11 Shkurt 2022, 18:07

Fale nëna Lizën o i nderuar kryeministër!

Nga Meri LikaKa pothuajse një muaj që propaganda qeveritare na ka bombarduar me formularin “Këshillimi Kombëtar. Le të dëgjojmë njëri – tjetrin”. Mua personalis...

Editorial 10 Shkurt 2022, 18:08

Turpi historik i “opozitës” në Kuvend

Nga Enton AbilekajAta që zënë ulëset e opozitës në Kuvend, sot vërtetuan të jenë një çetë e çartur pa asnjë organizim dhe pa asnjë ide. Ndërsa Lul...

Editorial 5 Shkurt 2022, 14:59

Tahiri, ca gjëra duhen thënë…

Nga Desada MetajSaimir Tahiri nuk është “kokë turku”. Ai është përgjegjës për çorbën që sajoi dhe e gëlltiti bashkë me shefin e tij.Kur u zgjodh ministër...

Editorial 1 Shkurt 2022, 09:06

Primaret, më mirë vonë se kurrë

Nga Meri LikaPRIMAR mb. libr.shih PARËSOR,~E. Materia është primare.PARËSOR mb. libr.Këtë shpjegim jep fjalori i gjuhës shqipe në lidhje me fjalën “Pr...