Art&Argëtim

‘Ka ikur në Dubai me të dashurin!’/ Balina Bodinaku reagon pasi Beatrix i publikoi mesazhet

15 Shkurt 2022, 21:47 Nga DOSJA
‘Ka ikur në Dubai me të dashurin!’/ Balina Bodinaku reagon

TIRANË- Balina Bodinaku, analistja e “Big Brother VIP” ka reaguar pasi Beatrix Ramosaj publikoi SMS-të e saj private në rrjetin social Instagram, ku dikush i shkruante se këngëtarja kishte shkuar në Dunai me pushime me të dashurin e saj. Ky i fundit nuk ishte aktori Donald Veshaj. Pas akuzave të forta të Beatrixës, Balina ka reaguar sërish dhe pranon që i ka shkruar SMS-të, por ka menduar se ka komunikuar me një person që njeh, ndërsa sqaron edhe njëherë se ishte kontaktuar me një adresë falso.

Sipas Bodinakut, komunikimi i saj nuk është publik dhe kushdo që e ka publikuar ka shkelur ligjin mbi privatësinë e komunikimit të saj, por thekson se bisedat e saj nuk kanë lidhje me produksionin. 

“Është gjeja me absurde qe me ka ndodhur keto kohe. Akuzat per perbaltje te imazhit dhe perdorim te komunikimeve personale, me takojne mua. Ky eshte nje komunikim nga Instagrami im personal me nje person qe mendoja se e njihja, por ne fakt ishte nje account fallco (as me Beatrix, sic eshte kuptuar nga disa). Nuk eshte nje komunikim publik; publik zgjodhen ta bejne kushdo qe shkeli ligjin duke shkelur privatesine e komunikimit tim. Per me teper, aty nuk ka asnje deklarate ku une te pretendoj cfare eshte e vertete, apo jo. Kush deshiron ta shohe, e sheh. Kush deshiron ta perdore, do e perdore gjithsesi. Ne kete pike jam une qe me eshte prekur privatesia P.S. eshte komunikim personal dhe si I tille nuk ka asnje lidhje me produksionin,”- shkruan Balina Bodinaku.

E gjitha pas mesazheve të nxjerra nga Bodinaku sot, pretendohej se Trixa ishte nisur për në Dubai për të shijuar romancën e saj, ndërkohë që i dashuri i saj Donald Veshaj, ndodhet ende brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz balina bodinaku big brother vip balina bodinaku big brother vip

Sondazh

Poll