Sport

“Akte sek*uale të panatyrshme”/ Muller së bashku me gruan akuzohen për keqtrajtim të kuajve

15 Shkurt 2022, 13:11 Nga DOSJA
“Akte sek*uale të panatyrshme”/ Muller së bashku me gruan

GJERMANI- Thomas Müller dhe bashkëshortja e tij në telashe. Futbollisti i Bayern Munich  duhet të përballet me akuzat për mizori ndaj kafshëve.Sulmuesi është kritikuar nga organizata për të drejtat e kafshëve PETA. Kampioni i Botës 2014 dhe gruaja e tij Lisa kanë vite që drejtojnë fermën e kuajve “Gut Ëettlkam” pranë Otterfing, në jug të Mynihut.

Konkretisht, çifti akuzohet se i kanë detyruar kuajt e tyre të kryejnë “akte seksuale të panatyrshme” në fermën private për të marrë doza të spermës së tyre, që e ngrijnë dhe më pas e shesin mesatarisht 200 euro për dozë. Së fundmi gjermani zbuloi se një nga kuajt ishte plagosur: “Fatkeqësisht kemi një lajm të keq. D’Avie ynë nuk do të jetë i disponueshëm në muajt e ardhshëm.

Fatkeqësisht ai rrëshqiti gjatë një përpjekjeje për t’u përgatitur për sezonin e riprodhimit dhe ra në mënyrë dramatike.Ai pësoi një dëmtim në pjesën e thundrës dhe do të duhet të pushojë në muajt e ardhshëm.”

Ndërkohë, sipas “Daily Mail”, zëdhënësja e PETA-s, Jana Hoger pohoi se praktika e tyre ishte e panatyrshme: “Është e tmerrshme që dashnorët e vetëshpallur të kuajve detyrojnë kafshët nën kujdesin e tyre që të kryejnë akte seksuale të panatyrshme për të përfituar prej tyre.” Pavarësisht deklaratës së PETA-s, megjithatë, nuk ka asnjë provë që gjermani ose gruaja e tij janë në të vërtetë fajtorë për ndonjë keqbërje.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayern munich muller bayern munich muller

Sondazh

Poll