Art&Argëtim

Arjola Demiri kërkoi të prezantonte ’Portokallinë’, Lisa Kujovska e thumbon publikisht

14 Shkurt 2022, 21:18 Nga DOSJA
Arjola Demiri kërkoi të prezantonte ’Portokallinë’,

TIRANË- Aktorja Lisa Kujovska ka thumbuar ish-banoren e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri duke bërë një paralelizëm me aktoren e famshme Sofia Loren, e cila thotë se në të vërtetë aktrimi është shumë më lart sesa prezantimi. Në postimin e bërë, Kujovska ka publikuar thënien duke e modifikuar për të thumbuar kolegen e saj. 

“Ishte gjë e bukur, është fantastike, do bëjë humor. E kupton? Të plotëson, të rrit në një fare forme artistikisht, do kish thënë Sofia Loren e shkreta, po ta kishin bërë prezantuese. Për fat ishte me mend në kokë nuk e bëri”, shkruan Lisa.

Arjola Demiri gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” kishte shprehur dëshirën për të qenë prezantuese e “Portokallisë”, ndërsa kësaj teme ajo iu rikthye edhe në “Fan Club”, ku tha se roli në fjalë do ta rriste profesionalisht.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arjola demiri lisa kujovska arjola demiri lisa kujovska

Sondazh

Poll