Aktualitet

Takoi Ramën, nënë Liza: Është mashtrim, e di që nuk jep shtëpi ai

11 Shkurt 2022, 21:13 Nga DOSJA
Takoi Ramën, nënë Liza: Është mashtrim, e di

TIRANË– Liza Marku,banore e lagjes 5 Maji nuk beson asnjë fjalë të kryeministrit Edi Rama. E ftuar në “Zonë e lirë”, Marku tha se Rama i ka premtuar shtëpi, por ajo e di shumë mirë që ai s’do tu japë asgjë. Nënë Liza kërkon të shohë gjithçka me firmë e me vulë sipas pretendimeve të saj.

“Unë e di që nuk jep shtëpi asgjë ai. Është mashtrim. Qysh se foli, me mua nuk flitet kështu. Ky shtet nuk më gënjen më. Do i japim shtëpitë tha, pse bën luftë me shtetin. Ti do t’i marrësh shtëpitë tha me taksat e shqiptarëve. Nuk ka marrëveshje me asnjeri. Unë i dua me shkrim e me vulë e me firmë e me të gjitha gjërat. As është caktuar vendi,”- tha ndër të tjera nënë Liza.

Nën Liza Marku dhe dy gra të tjera, banore të lagjes “5 Maji” u takuan me kryeministrin Edi Rama por nuk morën zgjidhje për për shtëpitë e tyre.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama liza marku edi rama liza marku

Sondazh

Poll