Art&Argëtim

“I fëlliqur, shkatërrove një çift”/Iu sulën fansat e Trixës, Salsano Rrapi: Vdekja ime…

12 Shkurt 2022, 11:29 Nga DOSJA
“I fëlliqur, shkatërrove një çift”/Iu

TIRANË– Aktori i humorit, Salsano Rrapi ka reaguar për herë të parë pas komenteve të bëra për batutën e tij me Ermal Mamaqin ndaj aktorit Donald Veshaj teksa ndodheshin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Me anë të një videoje ironike, Rrapi i kthen përgjigje të gjithë komentuesëve që e kanë konsideruar “pa kripë” komentin e tij se në “filmin e radhës Beatrix Ramosaj do vritej”.

Përmes disa postimeve në Instagram, së pari ai ndau me ndjekësit disa mesazhe që ka marrë nga fansat e Beatrix Ramosajt, që i uronin më të keqen, ndërsa të tjerë i kërkonin llogari.

“Kjo video është për ty Ermal Mamaqi. Duke qenë se je regjisor edhe po bën edhe filma kohët e fundit. Kam një oferë për ty: Po sikur të bëjmë bashkë një film, të kemi të dy një rol aty. Ky filmi të jetë horror. Ti të jesh kanibal edhe unë jam një njeri që jam i mbyllur në shtëpi. Ti nga inati vjen hyn në shtëpi dhe më masakron mua, më çan barkun, mëlçinë, shpretkën, zorrët, mi nxjerr përjashta dhe në fund më merr zemrën edhe ma ha. Dhe pastaj në fund janë të gjithë të lumtur që ti më ke ngrënë mua dhe unë kam vdekur. Këtë film ta transmetojmë në të gjitha kinematë që ka Shqipëria dhe të ftojmë të gjithë fansat e Big Brother, do jenë të kënaqur besoj të gjithë me vdekjen time. E kam gjetur dhe titullin dhe ta quajmë “Big Kanibal”. Dhe pastaj do të pimë kafe të dy përjasha dhe do të shofim se si do kënaqen njerëzit kur të dalin nga kinemaja duke parë ngrënien tënde dhe vdekjen time. Oferta është e hapur. ti gjej lekë, unë kamerat”, u shpreh ai gjatë videos.

Ndërkohë që Trixa refuzoi dje që të shkonte brenda shtëpisë për të takuar të dashurin e saj, ishte kushërira e Beatrix, Anxhelina Hadërgjonaj zbuloi se gjëja që e ka mërzitur Beatrixën ishte ‘batuta e aktorit, Salsano Rrapi, me thika dhe vrasje dhe gjithashtu të qeshurat e banorëve të tjerë’.

(k.m/dosja.la)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip salsano rrapi big brother vip salsano rrapi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Shkurt 2022, 09:47

Legjenda rikthehet! Carla Bruni imazhi i Balmain

FRANCË- Carla Bruni, ish-bashkëshortja e Nicolas Sarkozy, këngëtare dhe kantautore është rikthyer më magjepëse se kurre në moshën 54-vjeçare karrier...