Art&Argëtim

‘BBVIP’/Zbulohet pse u mërzit Trixa, kushërira i kthehet Ermalit: Batuta ’95,boll ka duruar

12 Shkurt 2022, 07:12 Nga DOSJA

TIRANË– Vjen reagimi i para nga Beatrix Ramosaj! Dje, këngëtarja nuk shkoi në shtëpinë e “Big Brother VIP” duke pretenduar se ishte fyer nga shakaja e bërë mes të dashurit të saj Donald Veshajt dhe aktorëve të tjerë të humorit, Salsano Rrapit dhe Ermal Mamaqit. Ky i fundit i sqaroi të gjitha me një mesazh për Triksën, por kushërira e saj, Anxhelina Hadërgjonaj i ka sqaruar të gjitha me anë të një mesazhi. Mesa duket këngëtarja është prekur nga batuta “pa dashje vret Triksën” dhe nga reagimi i qeshur i të dashurit të saj, Donaldit dhe aktores Arjola Demiri.

“Ermal sepse siç e the dhe vetë jemi miq dhe ta siguroj nuk është prekur nga përmendja e personave të trete (sepse Trixës i janë futur parashuta me të tilla provokime dhe nuk ka reaguar sepse nuk i intereson). Por është prekur nga batuta palidhje e zotri Salsanos (për vrasje e therje) dhe të qeshurat histerike të banorëve që ajo i konsideronte shumë të afërt. Ti e fillove po u përkeqësua nga të tjerët që qeshin akoma me humor të ’95. Kaq! Trixa ka të drejtën e të gjithë botës të mërzitet dhe të marrë çfarë vendimi të dojë sepse boll ka toleruar,”-shkruan Anxhelina.

E gjithë historia nisi pasi disa ditë më parë në shtëpinë e “BBVIP”, disa miq të banorëve hynë për të darkuar me ta. Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi përmendën Borën e Triksën, ndaj dhe kjo e fundit nuk pranoi që mbrëmë të shkonte në festën e përgatitur për banorët finalistë, për të mbështetur të dashurin e saj. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz anxhelina hadërgjonaj beatrix ramosaj big brother vip ermal mamaqi anxhelina hadërgjonaj beatrix ramosaj big brother vip ermal mamaqi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Shkurt 2022, 09:47

Legjenda rikthehet! Carla Bruni imazhi i Balmain

FRANCË- Carla Bruni, ish-bashkëshortja e Nicolas Sarkozy, këngëtare dhe kantautore është rikthyer më magjepëse se kurre në moshën 54-vjeçare karrier...