Art&Argëtim

Ekskluzive/ Flet Miss-i serb që puthi hartën e Kosovës: Në Serbi më kërcënojnë se do më djegin të gjallë!

2 Korrik 2019, 13:43 Nga DOSJA
Ekskluzive/ Flet Miss-i serb që puthi hartën e Kosovës: Në

Flet për Dosja.al, Irena Jovanka “Miss Serbia”, vajza bukuroshe që shkaktoi tërmet në Serbi pasi puthi hartën e Kosovës, këndoi “Xhamadani vija vija” dhe bëri simbolin e shqiponjës. Jovanka, tregon në një intervistë ekskluzive sesi gjestet e saj kanë shkaktuar një tërmet në Serbi.

Intervista e plotë:

Çfarë dini ju për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë?

E vetmja gjë që duhet të di është e shkuara.

Si e mendoni ju të ardhmen e dy vendeve?

Unë nuk jam e shqetësuar për të ardhmen megjithëse fillimisht u frikësova nga reagimi për veprimin tim. Unë mora më shumë reagim pozitiv sesa negativ. Kjo më bën të mendoj pozitivisht për të ardhmen. Tani e di se nuk jam e vetme në opinionin tim.

A është Kosova Serbi?

Unë e thashë mendimin tim për këtë, por kjo s’do të thotë se unë kam të drejtë. Unë do të thoja jo. Sepse kushdo që ka qenë të paktën njëherë në Kosovë nuk mund ta quajë atë Serbi. Nëse një popull ka shumicë shqiptare, ata flasin shqip, rrënjët e tyre janë shqiptare, si mund të quhet Serbi?

A i njihni ju shqiptarët e famshëm?

Po i njoh, dhe ndjek shumë shqiptarë të famshëm.

Keni marrë komente fyese apo kërcënime pas gjestit tuaj?

Po, që unë duhet të vrasë veten timen, dhe të mos kthehem kurrë në Serbi, pasi ata do të më djegin të gjallë. Unë nuk e kuptoj, sesi mund t’i thuhet kjo gjë një njeriu, që thjesht kërkon paqe.

Çfarë thonë serbët për ju?

Ka shumë njerëz që më falenderojnë për atë që bëra dhe thonë se çdo gjë është e shkuar dhe ne gjenerata e re duhet ta bëjmë çdo gjë më mirë. Ka të tjerë njerëz që tani më urrejnë mua, dhe Kosovën e njohin vetëm nga lajmet në televizor.

A do të martoheshe me një shqiptar?

Shumë njerëz ma kanë bërë këtë pyetje. Kam dëshirë që në të ardhmen të krijoj familjen time. KBurri im duhet të ketë të njëjtat mendime për Ballkanin. Nuk ka rëndësi nëse është nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Kosova apo Maqedonia. Unë dua të më pranojë për këtë që jam, dhe unë jam ky karakter dhe ai ka rëndësi. Zoti na krijoi humanë dhe jo shqiptar apo serbë. Këtë ia bëmë vetes…

Çfarë ju thanë prindërit dhe familja për atë që ju bëtë?

Gjyshi im u shqetësua shumë për ato që pa në lajme. E telefonoj atë përditë për t’i thënë se jam e fortë. Ai e di që jam duke bërë gjënë e duhur, ai më tregoi si të jem një njeri i mirë, dhe vetëm kjo ka rëndësi. A ka njerëz të tjerë si gjyshi im dhe të tjerë nga gjenerata e vjetër që tregojnë dashuri për Kosovën, kjo do e bëjë më të mirë gjeneratën e re.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture irena jovanka miss serbia puth harten irena jovanka miss serbia puth harten

Sondazh

Poll