Art&Argëtim

Elvana Gjata po bën ‘namin’, po Flor Mumajesi ku është zhdukur? Threedots darkë pa ‘liderin’, ‘bombardohen’ në

2 Korrik 2019, 07:50 Nga DOSJA
Elvana Gjata po bën ‘namin’, po Flor Mumajesi ku

TIRANË– Pas një vale nostalgjie që e kapi këngëtarin Flor Mumajesi, ku publikoi foto e video nga klipet e vjetra, realizuar nga ai, duket sikur e ka përpirë dheu. Që nga prilli, Flori nuk ka bërë as edhe një postim në rrjete sociale.

Ndërsa Elvana po bën ‘namin’ me këngë dhe publikime të reja, tepër aktive në rrjete sociale, ‘dashuria e saj e vjetër’, Flor Mumajesi nuk duket askund.

Madje grupi i famshëm ThreeDots kanë publikuar foto nga një darkë ku shihen të gjithë bashkë pa liderin e tyre, Flor Mumajesi.

“Sezon të mbarë paçim o çuna me krahë të lehta e shpirtin plot”, -shkruan Klajdi Haruni në foton ku janë të gjithë pjestërët e grupit përveç Florit.

Menjëherë fansat kanë ngritur pikëpyetjet!

“Florin ku e keni?”– shkruan një ndjekës.                     

“Ishalla mbarë e paçi. Po Flori ku është?”- shkruan një tjetër ndjekës.

“Suksese çuna, sezon të mbarë, po Florin ku e keni. Ka humbur fare,”- shkruan ndjekësi i tretë.

“Ku na ka mbetur Flori???”- vijon një tjetër.                                 

Se ku ka mbetur Floti, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim, por fansat ja kanë ndjerë mungesën.

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata flor mumajesi këngëtarët klajdi haruni ku eshte flor mumajesi threedots elvana gjata flor mumajesi këngëtarët klajdi haruni ku eshte flor mumajesi threedots

Sondazh

Poll