Art&Argëtim

Lidhja me Donaldin, Beatrix Ramosaj:Nuk kisha fuqi as të flisja kur dola jashtë BBV

6 Shkurt 2022, 14:57 Nga DOSJA
Lidhja me Donaldin, Beatrix Ramosaj:Nuk kisha fuqi as të flisja kur dola

TIRANË- Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka folur në lidhje me historinë e saj të dashurisë me Donald Veshajn brenda Big Brother Vip. E ftuar në Fun Club në Top Channel, Beatrix tha se në momentin që ka dalë jashtë shtëpisë së BBV ka kaluar disa faza, deri në momentin që u ambientua me botën jashtë.

“Kam kaluar disa faza pas daljes, e para ishte se isha shumë e inatosur. E inatosur se e kisha ndrydhur veten aq shumë emocionalisht, isha futur në një botë shumë të errët dhe nuk kisha më fuqi as të flisja, as të mendoja më pozitivisht. Faza e dytë ka qenë kur po vija në peshore gjërat më të mira dhe të këqija. Ditët e para kanë qenë të vështira për mua, kam qenë e mpirë komplet, ishte e vështirë të lidhesha me realitetin. Nuk e kisha marrë me mend që lidhja do ishte në përmasa kaq të mëdhaja. Unë i dija shumë mirë ndjenjat e mia dhe e ndjeja se ndjen njësoj si unë dhe kur e ke këtë dashurinë, unë si njeri e artiste i përjetoj akoma më shumë. Jam shumë emocionale dhe për këto ndjesitë jetoj”, tha Beatrix.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj big brother vip donald veshaj beatrix ramosaj big brother vip donald veshaj

Sondazh

Poll