Art&Argëtim

Sherri me Hellbanianz, ‘thyen’ heshtjen gruaja e Marinit: Qeni që leh, s’të han

5 Shkurt 2022, 18:38 Nga DOSJA
Sherri me Hellbanianz, ‘thyen’ heshtjen gruaja e Marinit: Qeni

TIRANË– Bashkëshortja e këngëtarit Maringlen Malaj, të njohur ndryshe si Marini, Alba Geca ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për sherrin mes të shoqit e grupit ‘Hellbanianz’. Në një video të publikuar nga Tik Tok, Geca shprehet se fjalët e anëtarëve të këtij grupi, kryesisht Vinz (Ervin Selita) e Stealth (Fatjon Dibra) kanë mbetur vetëm fja;ë.

Ajo shton se ‘qeni që leh nuk të han’, duke lënë të kuptohet se reperët e vetmja gjë që bëjnë janë replikë me fjalë e nuk kalojnë ne veprime.

“Kanë pasur mundësi që të bëjnë shumë gjëra dhe nuk e kanë bërë. është krejt drama. Nëse do të donin do ta kishin bërë. Ka pasur koncerte plot apo jo? Mund ta bënin në koncert. Kshu që…qeni që leh nuk të ha, kam dëgjuar,”- thotë ajo.

Hellbanianz dhe Marini kanë shpallur zyrtarisht armiqësi. Të dyja palët hedhin kunja kundër njëri-tjetrit përmes rrjeteve sociale, ndërsa ende nuk janë përballur fizikisht. Herën e fundit që Hellbanianz xhiroi klipin në Tiranë, shkuan në lagjen ku jeton reperi Marini, të cilin e kanë pagëzuar me emrin ‘hirushja me taka’. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz alba geca hellbanianz maringlen malaj marini stealth alba geca hellbanianz maringlen malaj marini stealth

Sondazh

Poll