Ekonomi

Zv.ministrja e Financave: 830 punonjës me mjete luksoze, por kanë paga minimale!

4 Shkurt 2022, 23:25 Nga DOSJA
Zv.ministrja e Financave: 830 punonjës me mjete luksoze, por kanë paga

TIRANË– Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomise, Vasilika Vjero duke bërë me dije se gati 1 mijë punonjës shteti kanë në pronësi të tyre mjete luksoze, por ndërkohë deklarojë paga minimale. Gjatë një deklarate për mediat, Vjero ka folur për Njësinë Speciale Antiinformalitet, duke paralajmëruar se punëdhënësit që të korrigjojnë pagat, ndryshe do të monitorohen nga tatimet.

“Nga informacioni që kemi marrë nga drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor rezulton se 572 tatimpagues posedojnë mjete luksi dhe 830 punonjës janë me mjete luksi por kanë paga minimale. Edhe këta janë pjesë e tatimpaguesve të regjistruar me risk. Brenda muajit do përcaktojmë tatimpaguesit dhe individët me risk dhe në mars do të nisim edhe kontrollet, që do të ushtrohen nga njësia, nga tatimet dhe inspektorati i punës,”- tha zëvendësministrja.

Mirëpo nuk ka zgjedhur që të identifikojë se cilët janë punonjësit me mjete luksi apo se cilit dikaster i përkasin. Por një gjë e ka bërë të qartë: Kjo kategori do të jetë në lupën e kontrollit të imtësishëm të institucioneve tatimore!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi mjete luksi vasilika vjero mjete luksi vasilika vjero

Sondazh

Poll