Ekonomi

VD-Manastirliu: Ka pasur rritje të incidencës së tumoreve me 16%, shtrimet u shtuan

4 Shkurt 2022, 11:49 Nga DOSJA
VD-Manastirliu: Ka pasur rritje të incidencës së tumoreve me 16%,

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu prezantoi ditën e sotme Programin Kombëtar të Kontrollit të Kancerit 2021-2031, në kuadër të Ditës Botërore të Luftës kundër Kancert. Në një konferencë me pjesëmarrje të strukturave shëndetësore, specialistë të fushës dhe partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, ministrja u shpreh se vizioni programit është që në 10 vite të ketë më pak të sëmurë me tumore, më shumë jetë të shpëtuara dhe më shumë kujdes.

Duke theksuar se janë bërë hapa përpara përsa i përket parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të tumoreve, ky program i ri parashikon dhe një seri ndërhyrjesh të tjera, duke përfshirë për herë të parë financimin e vaksinës HPV për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.


Programet tona të depistimit të hershëm të kancerit të gjirit kanë ecur përpara në sajë të investimeve që janë bërë dhe përpjekjeve maksimale për mbulimin universal, nëpërmjet investimit të gjithë rrjetit të mamografive tashmë në çdo spital rajonal. Fokusi në këtë 10 vjeçar do të jetë rritja e mbulesës së përqindjes së grave që bëjnë këtë ekzaminim, e cila është jetëshpëtuese për çdo grua. Një tjetër komponent në këtë program që ne duam që ta jetësojmë në 3-vjeçarin e ardhshëm, është përfshirja e vaksinës HPV në programin tonë kombëtar. Besoj që me këtë, do t’i japin edhe një nivel të ri të gjithë sistemit të parandalimit primar. Sistemi shëndetësor sot është shumë më i aksesueshëm dhe sot kemi mundësi që të bëjmë një trajtim efektiv sipas protokolleve të tumoreve në vend. Por në këto vite kemi rritur me 150% buxhetin për trajtimet me kemioterapi, me imunoterapi. Kemi përmirësuar radioterapinë nëpërmjet investimeve në akseleratorët linearë në shërbimin onkologjik dhe kemi mundësuar që të kemi një qasje multidisiplinare për trajtimin e tumoreve, e cila ka ende shumë për të ecur në raport me trajtimin e personalizuar. Ajo çfarë rezulton në raport me përqindjen e fataliteteve të standardizuara, duke marrë këtu moshën aktive të punës, kemi një ulje. Dhe nga ana tjetër kemi një rritje me 70% të pacientëve që kanë marrë shërbim në sistemin tonë shëndetësor publik. Çfarë do të thotë? Do të thotë që, nëse kemi një rritje të incidencës së tumoreve 16%, kemi një rritje me 70% të pacientëve që kanë marrë shërbim. Do të thotë që sistemi shëndetësor sot është shumë më i mirëpajisur, është shumë më i aksesueshëm”, tha Manastirliu.

(a.b/F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale dita kunder kancerit ogerta manastirliu dita kunder kancerit ogerta manastirliu

Sondazh

Poll