Art&Argëtim

FT/ Ka përshkuar me biçikletë 93 mijë km, çiklisti nga Azerbajxhani vjen në Shqipëri

3 Shkurt 2022, 12:59 Nga DOSJA
FT/ Ka përshkuar me biçikletë 93 mijë km, çiklisti

SHQIPËRI – Çiklisti nga Azebajxhani Ramil Ziadov, i cili ka marrë përsipër të përshkojë të gjithë Ballkanin me biçikletën e tij është ndalur së fundmi në Shqipëri, saktësisht në Vlorë.

Në zonat që ka kaluar, ai ka promovuar kulturën dhe traditat e vendit të tij. Turin e tij e ka quajtur “Jam krenar që jam nga Azerbajxhani” dhe “Në emër të Azerbajxhanit”. Më pas, ai do të kalojë në Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.

Ziadov ka përshkuar në total 93 mijë km me biçikletë që kur vendosi të marrë përsipër këtë tur në vitin 2013. Ai ka përshkuar këto vende: Turqi, Spanjë, Poloni, Lituani, Estoni, Norvegji, Uzbekistan, Kinë, Kazakistan, Uzbekistan, Kirgistan, Ukrainë, Bjellorusi, Francë, Greqi, Zvicër, Sllovaki, Hungari, Egjipt, Kolumbi, Ekuador, Peru dhe vende të tjera. Ngjitjen në Majën Lenin në Azinë Qendrore, ai ia kushtoi fitores së luftës nga Azbervbajxhani në Nagorno-Karabah.

Turin e tij çiklistik dhe ndalesat janë transmetuar nga mediat e ndryshme.

BURIMI: AZERNEWS

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

foto galeri foto galeri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Shkurt 2022, 12:09

VIDEO- Arjola: Iliri po të futi llapën të shkrin

TIRANË– Aktorja Arjola Demiraj gjatë një bisede në shtëpinë e “Big Brother Vip” në dhomën e gjumit së bashku me aktoren Monika Lubonja dhe moderatore...