Art&Argëtim

Donaldi thumbon Bora Zemanin: Lexoni ç’ju japin në duar

3 Shkurt 2022, 10:21 Nga DOSJA
Donaldi thumbon Bora Zemanin: Lexoni ç’ju japin në duar

TIRANË- Aktori i humorit Donald Veshaj i cili është bërë pjesë e ‘Big Brother VIP’ nuk e ka kursyer ish-të dashurën e tij, Bora Zemani. Gjatë një debati me moderatoren Einxhel Shkira në shtëpi, Veshaj duke iu kundërpërgjigjur tha se prezantueset thjesht lexojnë letrat që u jepen në dorë, e se ata që i shkruajnë janë autorët e një programi (si ai vetë). E nëse mendoni se këto fjalë ishin thjesht për Shkirën, gaboheni. Vetë Donaldi, duke iu drejtuar Einxhelit tha: Me ty dhe me atë tjetrën që mendon se më ka bërë të famshme (Bora Zemani).

Pjesë nga debati:

Donaldi: E di ti se çfarë kam bërë unë në jetën time? Në qoftë se nuk e ke kuptuar, kujdes shpirti i vogël, sepse kam sakrifikuar më shumë se ty dhe ndoshta më shumë se ndonjë njeri tjetër këtu jashtë, se kam marrë përgjegjësi që të tjerët nuk i kanë marrë, përveç faktit që kam mbajtur një fletë në dorë dhe kanë dalë aty veshur bukur.

Einxhel: Për kë e kishe këtë?

Donaldi: Me ty dhe me atë që the ti që më ka bërë mua me famë…

 Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së tyre që nuk i ishte dhënë fund edhe pas futjes së aktorit në BBV. Puthja e dhënë më 22 tetor brenda shtëpisë, pavarësisht se dyshja ishin ndarë, bëri bujë në media.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip bora zemani donald veshaj einxhel shkira big brother vip bora zemani donald veshaj einxhel shkira

Sondazh

Poll