Art&Argëtim

Moderatorja Gjordeni del kundër Einxhel Shkirës:Mashtrime, unë kam punuar me Veshajt

2 Shkurt 2022, 21:17 Nga DOSJA
Moderatorja Gjordeni del kundër Einxhel Shkirës:Mashtrime, unë

TIRANË- Moderatorja Sara Gjordeni u ka dalë në mbrojtje vëllezërve Veshaj pasi akuzave të moderatores Einxhel Shkira në Big Brother Vip. Gjordeni me anë të Instastory, ka shkruar se e vërteta nuk qëndron siç e ka thënë Shkira, por ajo e Donaldit. Ajo shkruan se Einxhel ka mashtruar, duke u shprehur se ata ishin korrekt me oraret. Ajo gjithashtu ka shkruar se çunat kujdeseshin shumë dhe madje shkruanin edhe pjesët e tyre të skenarit.

“Unë si vajza që bashkëpunova me Donaldin dhe Romeon pas Einxhel, di të them që çdo fjalë e djeshme ka qenë super mashtrim. Donaldi, Romeo, madje edhe Mario dhe i ati i tyre ishin të gjithë në studio 3 deri në orën 4 përpara meje dhe Marjanës. Çunat shkruanin edhe pjesët tona dhe siguroheshin herë pas herë të mos ishim në siklet. Mario ishte aty i gatshëm për çdo gjë gjithashtu”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz donald veshaj einxhel shkira sara gjordeni donald veshaj einxhel shkira sara gjordeni

Sondazh

Poll