Politike

EPIKE/ Dritan Leli: Vlora, bastion i njerëzve të mençur… dmth demokratët janë budallenj?! (VD)

30 Qershor 2019, 15:37 Nga DOSJA
EPIKE/ Dritan Leli: Vlora, bastion i njerëzve të mençur…

VLORE- Dritan Leli është koncetrat mençurie. Djali i mirë i Vlorës, tashmë kryetar defakto për herë të dytë i qytetit bregdetar, ka bërë një deklaratë që do mbahet mend gjatë. Gjatë një lidhjeje telefonike për Report Tv, Leli tha se Vlora është bastion i njerëzve të mençur, duke fyer kështu mijëra demokratë të Vlorës.

“Është një ecuri i kënaqshme deri më tani. Trendi është pozitiv me dy zgjedhjet e 2015 dhe 2017 dhe madje në disa zonë ka rritje. Temperatura në Vlorë sot është në rritje dhe njerëzit janë duke votuar. Dua të shfrytëzoj rastin që t’i bëj thirrje qytetarëve për të votuar për të ardhmen e qytetit. Është një atmosferë e qetë me ndonjë parregullsi të vogël . Ka qetësi në të gjitha qendrat e votimit. njerëzit janë duke votuar lirshëm. Zgjedhjet do jenë zgjedhje të një standardi të ruajtjes së rendit. Vlora është me një kandidate, është një gazetare që dua t’i uroj suksese. Unë them që Vlora është bastion i njerëzve të mençur që dinë të mbështesin ata që kanë bërë diçka për këtë qytet. Çdo punë e madhe që është bërë në këtë qytet ka konsoliduar të ardhmen e këtij qyteti. Unë premtimin e madh që kam për qytetarët është që të vazhdoj me të njëjtin ritëm, duke nisur nga Lungomarja, me një korsi të dedikuar të biçikletave dhe Bypasset që lehtësojnë qarkullimin. Unë kam bërë fushatë më shumë se në vitin 2015 sepse besoj në atë që dua të bëj në 4 vitet që do të vijnë”, tha Leli.

(f.g & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dritan leli zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 dritan leli zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll