Politike

Zgjedhjet lokale, kryedemokrati Lulzim Basha flet për Al Jazzera: Është një situatë e rrezikshme (VD)

30 Qershor 2019, 16:20 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale, kryedemokrati Lulzim Basha flet për Al Jazzera:

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për “Al Jazeera” lidhur me zgjedhjet lokale në vend.

Në një kronikë të shkurtër për zgjedhjet njëpartiake, Basha është shprehur se Shqipëria është e tronditur nga mosreagimi i ndërkombëtarëve ndaj përgjimeve të BILD.

“Shqipëria është e tronditur nga mosreagimi i ndërkombëtarëve për provat që lidhin Ramën  me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017. Kjo është një situatë e rrezikshme, që çon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës e cila tashmë ka ndodhur” – shprehet Lulzim Basha për Al Jazeera.

Por përveç Bashës, për “Al Jazeera” ka folur edhe kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu.

“E vetmja gjë që mund të më lëvizë nga zyra, është vota e njerëzve dhe jo vendimi i një partie politike. Ne nuk jemi në Korenë e Veriut dhe nuk jemi më në komunizëm. Unë nuk do të njoh këto zgjedhje”-shprehet kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu për gazetarin e Al Jazeera.

Partia Socialiste në 35 bashki garon e vetme, pa asnjë kandidat përballë. Në të gjithë vendin janë  shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka vijuar procesi i votimit normalisht.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha xhelal mziu zgjedhjet lokale 2019 lulzim basha xhelal mziu zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll